Aktualitet

Zjarri shkrumboi pallatin 10-katësh/ Çfarë po ndodh sot? Ekspertët futen brenda për të mbledhur provat

Ekspertët kanë hyrë në ambientet e brendshme të pallatit me qëllim për të mbledhur prova materiale për të zbardhur shkakun e zjarrit.

15 Shtator 2023, 09:22 Nga A.B
Zjarri shkrumboi pallatin 10-katësh/ Çfarë po ndodh sot?
Zjarri

TIRANË- Një ditë më parë, një pallat 10-katësh u përfshi nga flakët masive, duke lënë pas të shkrumbuar 4 hyrje. Kur ka kaluar një ditë nga ngjarja e rëndë, sot në mëngjes një grup ekspertësh nga shërbimi zjarrfikës, policia dhe Prokuroria kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Ekspertët kanë hyrë në ambientet e brendshme të pallatit me qëllim për të mbledhur prova materiale për të zbardhur shkakun e zjarrit.

Shkak i këtij zjarri mund të ketë qenë një shkëndije elektrike, por ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dosja (@dosja.al)

Zjarr ra pasditen e djeshme, fillimisht në pjesën e pasme të pallatit në katin e dytë dhe më pas flakët kanë përfshirë të gjithë katet deri në katin e fundit, i cili është djegur plotësisht. Flakët janë favorizuar edhe nga sistemi i veshjes dhe izolimit të pallatit. Për të fat të mirë nga flakët nuk pati rrezik për banorët, pasi ata u evakuuan nga pallati./Dosja.al

zjarr ne tirane

Sondazh

Poll