Aktualitet

I dha të miturit hashash dhe e postoi videon në 'Tik Tok', dëshmia e 31-vjeçarit: Video është montazh!

Avdiu po mbahet në dhomat e paraburgimit të komisariatit të Lezhës në pritje për tu njohur me masen e sigurisë në gjykatë, ndërsa ndaj tij është ngritur akuza “Nxitja për përdorimin e drogës”.

15 Shtator 2023, 09:49 Nga A.B
I dha të miturit hashash dhe e postoi videon në 'Tik Tok',
Gezim Avdiu

TIRANË- Gëzim Avdiu, personi i cili u filmua duke i dhënë hashash një djali të mitur, ka mohuar që të ketë kryer një veprim të tillë.

"Nuk i kam dhënë asnjë të mituri lëndë narkotike për të konsumuar dhe videoja e dalë në tik-tok është montazh".- kështu është shprehur 31-vjeçari para grupit hetimor.

Avdiu po mbahet në dhomat e paraburgimit të komisariatit të Lezhës në pritje për tu njohur me masen e sigurisë në gjykatë, ndërsa ndaj tij është ngritur akuza “Nxitja për përdorimin e drogës”.

Video e tij e cila u shpërnda po nga ai në rrjetin social 'Tik tok' u bë menjëherë virale. Duke parë që në video ishte një i mitur, Policia mori masa ndaj 31-vjeçarit, i cili edhe pse doli me zë dhe figurë në video, mohon që ta ketë kryer një veprim të tillë./Dosja.al

gezim avdi

Sondazh

Poll