Aktualitet

Dhunohet me grushte 41-vjeçari në Babrru, 'arratisen' autorët

41-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

15 Shtator 2023, 08:18 Nga A.B
Dhunohet me grushte 41-vjeçari në Babrru, 'arratisen'
Policia

TIRANË- Dhunohet me grushte një 41-vjeçar në Babrru. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur sot, rreth orës 06:50. Disa shtetas ende të pa identifikuar, dyshohet se kanë goditur me grushte, shtetasin Sh. H., 41 vjeç, dhe më pas janë larguar. Si pasojë 41-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në ngjarje.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 15.09.2023, rreth orës 06:50, në Babrru, shtetas ende të pa identifikuar, dyshohet se kanë goditur me grushte, shtetasin Sh. H., 41 vjeç, dhe më pas janë larguar.

Si pasojë 41-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në ngjarje.

dhunohet 41-vjecari ne kamez

Sondazh

Poll