Aktualitet

Skema e mashtrimit në UKT, drejtoria: U larguan nga detyra personat përgjegjës, Prokuroria ka në dorë të materialet e plota

Po ashtu theksohet se materialet e plota, mbi këtë skemë i janë dorëzuar Prokurorisë së Tiranës.  

14 Shtator 2023, 16:26 Nga I.A
Skema e mashtrimit në UKT, drejtoria: U larguan nga detyra personat
UKT

TIRANË- Drejtoria e Ujësjellës- Kanalizimeve Tiranë ka njoftuar ditën e sotme në lidhje me skemën e vjedhjes që dy punonjës të kësaj drejtorie kryenin me fondet e kompanisë. Me anë të një reagimi për mediat, bëhet me dije se dy personat përgjegjës për këtë mashtrim janë larguar nga puna. Po ashtu theksohet se materialet e plota, mbi këtë skemë i janë dorëzuar Prokurorisë së Tiranës.  

Reagimi i UKT-së:

Drejtoria e Ujësjellës- Kanalizimeve, Tiranë nëpërmjet këtij njoftimi për shtyp dëshiron të informojë opinionin publik në lidhje më rastin e raportuar në media, për një skemë mashtrimi në lidhje me pagat e punonjësve. UKT, bën me dije se me marrjen e informacionit, kryerjen e verifikimeve dhe kontrolleve të nevojshme ka referuar pranë Prokurorisë së Tiranës rastin (kallëzuar penalisht) duke ju vënë në dispozicion të plotë materialet, si dhe informacionin e nevojshëm. Në mënyrë të menjëhershme, pas faktimit të vjedhjes nga ana e U.K.T, u bë largimi nga detyra i personave përgjegjës të përfshirë në këtë ngjarje. 

Aktualisht po vijon puna e përbashkët me organin e Prokurorisë për verifikimin e të gjithë dokumentacionit të nevojshëm për të bërë të mundur zbardhjen e shpejt dhe të plotë të ngjarjes. UKT do të jetë gjithmonë e angazhuar për të shtuar bashkëpunimin me organet ligjore, duke i krijuar Prokurorisë të gjitha hapësirat e nevojshme për të ushtruar funksionet e saj. UKT dëshiron të bëj me dije mediat dhe opinionin publik se tashmë është faktuar plotësisht se pagat e punonjësve nuk janë prekur dhe se do të vijojë të jetë në shërbim të qytetarëve për të ofruar shërbime sa më cilësore dhe me standarde sa më të larta.

Skema e vjedhjes në UKT është raportuar ditën e sotme nga Dosja.al.Shefja e sektorit dhe specialisti i pagave janë dy personat përgjegjës mbi këtë vjedhje, të cilët e kanë pranuar fajin dhe para Prokurorisë së Tiranës. Fillimisht ka qenë drejtori i përgjithshëm i UKT-së, i cili ka ka zbuluar skemën e mashtrimit dhe i ka kallëzuar dy personat në Prokurori.

mashtrimi ne ukt prokuroria e tiranes

Sondazh

Poll