Aktualitet

Vijon zjarri në pallatin te ish-parku i Autobusave, flakët shpërthejnë në kat të pestë

Nga tarraca, zjarrfikësit kanë të mundur që ta fiknin zjarrin, por veshja me polisterol e ka bërë zjarrin të përhapet shpejt në katët poshtë të pallatit.

14 Shtator 2023, 16:26 Nga I.A

Vijon zjarri në pallatin te ish-parku i Autobusave, flakët

TIRANË- Zarri te pallati në ish-parkun e Autobusave ka shpërthyer sërish. Mësohet se flakët janë riaktivizuar në brendësi të katit të pestë të pallatit. 

Nga tarraca, zjarrfikësit kanë të mundur që ta fiknin zjarrin, por veshja me polisterol e ka bërë zjarrin të përhapet shpejt në katët poshtë të pallatit. Nga zjarri është asfiksuar një zjarrfikës.

Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së ish-parkut të autobusave në kryeqytet, në rrugën 'Sali Butka' pranë DPSHTRR./Dosja.al

zjarr ne tirane

Sondazh

Poll