Aktualitet

Hyri për të shuar zjarrin në pallat, asfiksohet zjarrfikësi në ish-parkun e autobusëve

Banorët e zonës vijojnë të ndjekin me ankth punën e tyre, pasi situata duket se ka dalë sërish jashtë kontrollit.

14 Shtator 2023, 16:24 Nga a.l
Hyri për të shuar zjarrin në pallat, asfiksohet zjarrfikësi
Zjarri në Tiranë

TIRANË- Zjarri në pallatin në ish-parkun e autobusëve është riaktivizuar sërish. Prej dy orësh zjarrfikësit po luftojnë për të neutralizuar flakët, të cilat janë përhapur edhe në katet më poshtë.

Sakaq, mësohet se një prej zajrrfikësve është asfiksuar nga tymi, teksa po përpiqej të shuante flakët. Banorët e zonës vijojnë të ndjekin me ankth punën e tyre, pasi situata duket se ka dalë sërish jashtë kontrollit. Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende. 

zjarr ne tirane

Sondazh

Poll