Aktualitet

Vidhnin fondet, drejtori i UKT i padit, prokuroria nis hetimin

Nuk dihet nëse e kanë bërë këtë në bashkëpunim me bankat, por skema ka qene aq e sofistikuar sa drejtori i përgjithshëm mundi ta kuptonte vetëm pas disa vitesh dhe t'i padisë ne Prokurori.

14 Shtator 2023, 13:50 Nga Dosja.al
Vidhnin fondet, drejtori i UKT i padit, prokuroria nis hetimin
Foto ilustruese

TIRANË- Një vjedhje e padëgjuar është zbuluar në drejtorinë e Ujësjellës- Kanalizimeve Tiranë. Punonjësit e kompanisë publike u kanë vjedhur fondet e kompanisë, me një skemë origjinale mashtrimi.

Prej vitesh 2 punonjës të kompanisë publike vidhnin fondet që arkëtoheshin. Nuk dihet nëse e kanë bërë këtë në bashkëpunim me bankat, por skema ka qene aq e sofistikuar sa drejtori i përgjithshëm mundi ta kuptonte vetëm pas disa vitesh dhe t'i padisë ne Prokurori.

Burime nga prokuroria thonë se shefja e sektorit dhe specialisti i pagave e kanë pranuar mashtrimin, ndërkohë që hetimi po vazhdon nën presion. Borderoja firmosej çdo muaj nga drejtuesi i shoqërisë aksionere, por deri tani nuk dihet nëse ai do të procedohet penalisht.

Paralelisht me Prokurorinë e Tiranës në UKT ka shkuar edhe SPAK që po heton tenderat, por vjedhja e fondeve mbetet skema më origjinale e përdorur deri sot./Dosja.al

prokuroria e tiranes ukt arrestim

Sondazh

Poll