Aktualitet

Arrestimi i Amant Josifit, policia jep detaje: Akuzohet nga Spanja për mashtrim, ogranizatë kriminale dhe krim kibernetik

Josofi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata La Seu de Urgell në Spanjë, i ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për disa vepra penale.

14 Shtator 2023, 15:51 Nga I.A
Arrestimi i Amant Josifit, policia jep detaje: Akuzohet nga Spanja për
Amant Josifi

TIRANË- Policia ka dhënë detaje mbi arrestimin e Amant Josifit në Dubai. Josofi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata La Seu de Urgell në Spanjë, i ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për disa vepra penale. Ai akuzohet nga autoritetet spanjolle për veprat penale "Mashtrime me rrethana rënduese", “Krim kibernetik", "Skema piramidale" dhe "Organizata kriminale".

Njoftimi i Policisë:

Sqarim i Policisë së Shtetit, në lidhje me kapjen në Dubai, të shtetasit A. J., të shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të megaoperacionit policor ndërkombëtar të koduar “FRIDA-REFOX”. Në vijim të punës hetimore, gjurmuese dhe kërkimore, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim në kuadër të hetimit të përbashkët ndërmjet autoriteteve policore shqiptare dhe atyre spanjolle, u kap në Dubai, për llogari të autoriteteve spanjolle, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar A. J. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e La Seu de Urgell, Spanjë, me vendimin nr. 2, të datës 03.11.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale "Mashtrime me rrethana rënduese", “Krim kibernetik", "Skema piramidale" dhe "Organizata kriminale", të parashikuara nga Kodi Penal spanjoll.

Kush është Amant Josifi?

Amant Josifi është është një emër i njohur për Shqipërinë. Ai është një biznesmen shqiptar, gjithashtu ka qenë edhe këshilltar i ministrit shqiptar të Mbrojtjes deri në vitin 2020. Ka qënë kreu i opozitës, Sali Berisha i cili ka denoncuar se ai po mbrohet nga Rama dhe Olsi Rama. Emri i tij doli në dritë pas një shkrimi të publikuar në median spanjolle “El Pais”, që e konsideronte Josifin, ‘kokën’ e mashtimeve në bursa, si dhe garancinë e paprekshmërisë për Milton Group. Deri në vitin 2017, Amant Josifi rezulton aksioner në kompanisë “Pegasus Communication” bashkë me vëllain e vogël të kryeministrit Edi Rama, Olsi Ramën.

Operacioni i madh ndërkombëtar i emërtuar “FRIDA-REFOX” u zhvillua në datat 8 dhe 9 nëntor 2022 në vendin tone dhe zbuloi se prej e skemës së mashtrimit kanë rënë 200,000 viktima në Evropë, shumica prej tyre në Gjermani, Itali dhe Spanjë. Policia spanjolle përgjoi 3 milionë emaile që u mundësuan hetuesve të identifikonin dhe lidhnin më shumë se 470 faqe interneti të mbështetura nga qendrat e call-center. Në pranga u bë me dije se u vu vetëm Berlando Saraçaj nga Vlora. /Dosja.al

amant josifi

Sondazh

Poll