Aktualitet

VIDEO/ U goditën 23 grupe kriminale, dalin pamjet e megaoperacionit, sekuestrohen para, armë dhe drogë

Në kuadër të operacionit që zgjati rreth 8 muaj janë bllokuar sasi të mëdha droge që do të hidheshin në treg në doza të vogla Policia ka sekuestruar 829 kg kanabisi një pjesë e përpunuar në formë çokollatë, 61 kg kokainë, 15 kg heroinë, 15 kg drogë ekstazi.

14 Shtator 2023, 16:41 Nga r.ll
VIDEO/ U goditën 23 grupe kriminale, dalin pamjet e megaoperacionit,
pamje nga operacioni

TIRANË- Janë publikuar pamje nga arrestimet e kryera orët e para të ditës së sotme në kuadër të megaoperacionit "Tempulli" kundër prodhimit, shpërndarjes dhe shitjes së drogës. Në kuadër të operacionit që zgjati rreth 8 muaj janë bllokuar sasi të mëdha droge që do të hidheshin në treg në doza të vogla Policia ka sekuestruar 829 kg kanabisi një pjesë e përpunuar në formë çokollatë, 61 kg kokainë, 15 kg heroinë, 15 kg drogë ekstazi.

Gjithashtu 1541 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë për shitje lëndësh narkotike, janë ushtruar kontrolle në 356 ambjente të ndryshme, janë goditur 23 grupe kriminale, 214 masa sigurie janë ekzekutuar, në kërkim janë shpallur 82 persona, 19 persona janë arrestuar ne flagrancë. Policia ka sekuestruar edhe aparate celularë, makina, armë, para dhe mjete që përdorenin për peshimin e drogës dhe ndarjen në doza të vogla. Sipas Rrumbullakut, një pjesë e madhe e të arrestuarve janë anëtarë të 23 grupeve kriminale, në qytete si Tirana, Durrësi, Korça, Elbasani e Vlora.

NJOFTIMI I POLICISË:

Gjatë këtij megaoperacioni, si rezultat i kontrolleve në banesa dhe në ambiente të tjera, deri tani janë sekuestruar:

-13 armë zjarri (2 kallashnikovë, 10 pistoleta dhe 1 pushkë), 5 armë gjahu/sportive, 1 elektroshok, 8 armë të ftohta (thika, doreza metalike);

-134.5 kg kanabis, 364 fara kanabisi, 1.2 kg kokainë, mijëra doza kanabisi, kokaine dhe heroine, qindra doza MDMA, tableta ekstazi, sasi të drogave sintetike GAB dhe Poppers, 23 peshore elektronike, 3 mjete për përpunimin dhe ndarjen e lëndëve narkotike në doza;

-225 celularë, 35 automjete, 1 801 000 lekë të rinj, 38 845 euro, 6100 paund, 1100 dollarë;

-Gjithashtu, janë sekuestruar 4 motomjete, 12 targa, pajisje si të Policisë dhe dokumente false.

operacioni antidroge ne shqiperi

Sondazh

Poll