Aktualitet

Megaoperacioni "Tempulli" në Tiranë/ E përdorte si pikë shitjeje të drogës, në pranga dhe një menaxher i një lokali në ish-Bllok

Numri më i lartë i arrestimeve ishtë në Tiranë, ku 22 prej tyre janë kapur në Kombinat dhe mësohet se e kishin kthyer zonën në një pikë të shpërndarjes së drogës.Gjithashtu mësohet se në pranga ka përfunduar edhe një menaxher i një lokali në ish-Bllok, pasi në ambientet e tij shpërndahej droga.

14 Shtator 2023, 14:48 Nga r.ll
Megaoperacioni "Tempulli" në Tiranë/ E përdorte si
foto ilustruese

TIRANË- Mbi 200 persona janë arrestuar dhe 82 të tjerë janë shpallur në kërkim si rezultat i megaoperacionit “Tempulli” që u shtri në gjithë vendin.

Numri më i lartë i arrestimeve ishtë në Tiranë, ku 22 prej tyre janë kapur në Kombinat dhe mësohet se e kishin kthyer zonën në një pikë të shpërndarjes së drogës.Gjithashtu mësohet se në pranga ka përfunduar edhe një menaxher i një lokali në ish-Bllok, pasi në ambientet e tij shpërndahej droga.

Droga e ardhur nga Kanadaja kishtë ardhur për herë të parë në Shqipëri dhe është shumë më e fortë se kanabisi që kultivohet brenda vendit, me 5 apo 6 fish më shumë efekt, si rrjedhojë edhe më e shtrenjtë.

Në kuadër të operacionit që zgjati rreth 8 muaj janë bllokuar sasi të mëdha droge që do të hidheshin në treg në doza të vogla Policia ka sekuestruar 829 kg kanabisi një pjesë e përpunuar në formë çokollatë, 61 kg kokainë, 15 kg heroinë, 15 kg drogë ekstazi. Gjithashtu 1541 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë për shitje lëndësh narkotike, janë ushtruar kontrolle në 356 ambjente të ndryshme, janë goditur 23 grupe kriminale, 214 masa sigurie janë ekzekutuar, në kërkim janë shpallur 82 persona, 19 persona janë arrestuar ne flagrancë. Policia ka sekuestruar edhe aparate celularë, makina, armë, para dhe mjete që përdorenin për peshimin e drogës dhe ndarjen në doza të vogla. Sipas Rrumbullakut, një pjesë e madhe e të arrestuarve janë anëtarë të 23 grupeve kriminale, në qytete si Tirana, Durrësi, Korça, Elbasani e Vlora.

operacion antidroge ne vend

Sondazh

Poll