Aktualitet

Samiti i Ministrave të Brendshëm/ Balla: Është koha të rrisim bashkëpunimin dhe të forcojmë linjën e komunikimit mes vendeve

Balla e nisi fjalën e tij më operacionin policor që u finalizua pas 8 muajsh kundër trafikut të drogës dhe me punën e bërë gjatë sezonin veror në luftën kundër krimit. Ai tha se Shqipëria është një vend që ka dëshmuar së është rritur në mënyrë të qëndrueshme në shkallët e zhvillimit, dhe është shembull i dëshirës për një të ardhme të ndritur.

14 Shtator 2023, 14:29 Nga r.ll
Samiti i Ministrave të Brendshëm/ Balla: Është koha të
taulant balla

TIRANË- Ditën e sotme në Tiranë po zhvillohet për herë të parë mbledhja e Ministerialit të Ministrave të Brendshëm, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Balla e nisi fjalën e tij më operacionin policor që u finalizua pas 8 muajsh kundër trafikut të drogës dhe me punën e bërë gjatë sezonin veror në luftën kundër krimit. Ai tha se Shqipëria është një vend që ka dëshmuar së është rritur në mënyrë të qëndrueshme në shkallët e zhvillimit, dhe është shembull i dëshirës për një të ardhme të ndritur.

Gjatë fjalës së tij ministri i Brendshëm kërkoi më shumë bashkëpunim mes vendeve.

“Thirrje për BE-në të punojë më tepër për sigurimin e kufijve dhe forcimin e sistemit të emigracionit. Shqipëria është prekur nga flukset emigratore. Në 2022, janë ndaluar 8835 emigrantë të paligjshëm në vendin tonë. Ka rritje të numrave edhe ne 2023. Ju inkurajoj të kemi një shkëmbim më efektiv të informacioneve. Shqipëria është dëshmitare e sulmeve të tmerrshme kibernetike. Falënderoj partnerët për ndihmën e tyre të menjëhershme. Është koha për të forcuar linjat e komunikimit dhe rritjen e bashkëpunimit mës agjencive.", tha Balla.

Ministri i Brendshëm ka pritur sot Ministrat e Brendshëm dhe krerët e delegacioneve nga 26 vende të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

taulant balla mbledhja e ministerialit të ministrave të brendshëm

Sondazh

Poll