Aktualitet

Dhuna në Krujë! Bilbil dhe Jashar Maja ankimojnë në prokurori vendimin për lehtësimin e akuzës ndaj fisit Rraja

Gjithashtu Bilbili dhe Jashari i kanë bërë edhe dy kërkesa prokurorisë, si kryerjen e veprimeve hetimore shtesë, në administrim të provave dhe kryerjen e një akti tjetër ekspertimi.

14 Shtator 2023, 13:58 Nga f.i
Dhuna në Krujë! Bilbil dhe Jashar Maja ankimojnë në
foto ilustruese

TIRANË- Bilbil dhe Jashar Maja kanë ankimuar zyrtarisht në prokurori vendimin për lehtësimin e akuzës ndaj fisit Rraja. Ata i kanë kërkuar ndjekjen penale dhe dërgimin për gjykim të anëtarëve të fisit Rraja që i dhunuan.

Gjithashtu Bilbili dhe Jashari i kanë bërë edhe dy kërkesa prokurorisë, si kryerjen e veprimeve hetimore shtesë, në administrim të provave dhe kryerjen e një akti tjetër ekspertimi, duke konkluduar në kryerjen edhe të veprave të tjera penale në ngjarjen e datës 06/07/2023.

Dy kusherinjtë i kanë dërguar me postë prokurorisë akimimin dhe dy kërkesat, ku shpjegojnë se nuk janë dakord me procesverbalin e firmosur para OPGJ dy ditë më parë dhe se e kanë firmosur pa pasur dijeni. 

Tre ditë më parë, Prokuroria e Tiranës zbuti akuzën ndaj 9 personave të arrestuar dhe shpallur në kërkim për dhunën ndaj dy kushërinjve Maja pasi sipas një ekspertimi mjeko-ligjor dëmtimet nuk hynin tek ato që konsiderohen të rënda. Ndërsa një ditë më parë, Prokuroria e Tiranës kërkoi riekspertim mjekësor ndaj dy kushërinjve Maja./Dosja.al

bilbil dhe jashar maja

Sondazh

Poll