Aktualitet

Zjarri në pallatin pranë DPSHTRR, njoftimi i policisë

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar. 

14 Shtator 2023, 14:45 Nga f.i
Zjarri në pallatin pranë DPSHTRR, njoftimi i policisë
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Kati i fundit i një Pallati shumëkatësh në rrugën "Sali Butka" është përfshirë nga zjarri. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar. 

Policia ndodhet në vendngjarje së bashku me zjarrfikëset të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 14.09.2023, rreth orës 14:20, në rrugën "Sali Butka", ka rënë zjarr në ballkonin e një banese, në katin e fundit të një pallati.

Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

zjarr ne tirane

Sondazh

Poll