Aktualitet

Dhuna ndaj fisit Maja, Andi Rraja kërkon masë më të lehtë sigurie në gjykatën e Apelit

Avokati kërkon që Andi Rraja të hetohet jo me arrest me burg, por me detyrim paraqitjeje.

14 Shtator 2023, 13:15 Nga A.B
Dhuna ndaj fisit Maja, Andi Rraja kërkon masë më të
Grupi Rraja

TIRANË- Andi Rraja, një prej të arrestuarve në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj dy kushërinjve, Bilbil dhe Jashar Maja, ka kërkuar lehtësimin e masës së sigurisë për klientin e tij.

Përmes avokatit të tij, ai thotë se dëmtimet mbi kushërinjtë Maja janë klasifikuar si plagosje e lehtë me dashje që parashikon dënim me gjobë ose me burgim deri në dy vite burg.

“Sipas parashikimeve të nenit 247/1 të Kodit Penal kjo vepër penale fillon vetëm me ankimin e të dëmtuarit, i cili mund ta tërheqë atë në çdo fazë të ankimit”, është shprehur avokati, duke theksuar se mbrojtja nuk është në dijeni të qëndrimit të viktimave lidhur me këtë fakt, por sipas tij ka të dhëna të bëra publike në media që ata janë shprehur që nuk kërkojnë ndjekje penale.

Avokati kërkon që Andi Rraja të hetohet jo me arrest me burg, por me detyrim paraqitjeje.

Tre ditë më parë, Prokuroria e Tiranës zbuti akuzën ndaj 9 personave të arrestuar dhe shpallur në kërkim për dhunën ndaj dy kushërinjve Maja pasi sipas një ekspertimi mjeko-ligjor dëmtimet nuk hynin tek ato që konsiderohen të rënda. Ndërsa një ditë më parë, Prokuroria e Tiranës kërkoi riekspertim mjekësor ndaj dy kushërinjve Maja./Dosja.al

fisi rraja fisi maja andi rraja

Sondazh

Poll