Aktualitet

Begaj dekreton lirimin nga detyra të Zëvendësdrejtorit të SHISH

Begaj ka dekretuar lirimin nga detyra të Zëvendësdrejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit, Oljan Kanushit. 

14 Shtator 2023, 11:48 Nga A.B
Begaj dekreton lirimin nga detyra të Zëvendësdrejtorit të
Oljan Kanushi

TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar lirimin nga detyra të Zëvendësdrejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit, Oljan Kanushit. 

D E K R E T

PËR LIRIMIN E ZËVENDËSDREJTORIT TË SHËRBIMIT INFORMATIV TË SHTETIT

Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës dhe nenit 5 të ligjit nr. 8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ Kombëtar”, të ndryshuar, me propozim të Kryeministrit,

D E K R E T O J:

Neni 1

Zoti Oljan Kanushi lirohet nga detyra e Zëvendësdrejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Dekret nr. 211

Tiranë, më 14.9.2023

 

oljan kalushi shish bajram begaj

Sondazh

Poll