Aktualitet

Beleri në GJKKO/ Dule shkon në seancë gjyqësore: Të lejohet të kryejë betimin

14 Shtator 2023, 12:33 Nga A.B
Beleri në GJKKO/ Dule shkon në seancë gjyqësore: Të
Vangjel Dule

TIRANË- Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule ishte në seancën gjyqësore ku pritet të merret vendimi për Fredi Belerin, kryetar i zgjedhur i Bashkisë së Himarës. Pë mediat, ai tha se Beleri duhet të lejohet të kryejë betimin dhe se me rastin e tij po krijohet një precedent i rrezikshëm.

“Ndalohet të kryejë beimin si kryebashkiak i zgjedhur në shkelje edhe të precenteve të krijuara gjatë viteve te shkuara në vendin tonë. Mjafton tju përmend rastin e një deputeti të zgjedhur i cili ishte i paraburgosur dhe u lejua jo vetëm të kryejë betimin si deputet për të vazhdohë aktivitetin e tij parlamentar. Gjithashu një koleg deputet, i cili pasi iu hoq mandati, ishte i paraburgosur vazhdoi të ushtronte të drejtat e tij si parlamentar me prani fizike në sallën e parlamentit.

Cfarë ka ndryshuar në legjislacionin shqiptar, që z.Beleri po i shkelet kjo e drejtë elementare?

Drejtësia duhët që “pataten e nxehtë”, ta trajtojë me frymën e e ligjit me germën e ligjit. nuk aka asnjë arsye që z.Beleri të qëndrojë qoftë edhe në sekond i burgosur.

Nuk kemi ende vendim gjykate. Askush nuk ka të drejtë të paragjykojë procesin gjqyqësor i cili ende nuk ka filluar. Fakti që z.Beleri nuk është lejuar që të kryejë betimin është një shkelje flagrante e pajustifikuesheme, papranueshem dhe një precendet tepër i rrezikshëm.

Mesa u njoftofa, ministri Ikonomi do të vizitojë nesër z.Beleri në Durrës.

Në proceset zgjedhore të paraburgosurit dhe të dënuarit që nuk u janë ndaluar të drejtat politike me vendim të prerë gjykate, a nuk shoqërohen për të ushtruar të drejtën e votës.

Në një kohë që zbatohen këtëo praktika, pse ky dallim për z.Beleri?

Në republikën e Shqipërisë, zgjedhjet për pushtetin vendor kryehen një herë në 4 vite. Himariotët kanë zgjedhur kryetarin, e bashkisë ëshët Beleri dhe zgjedhjet e jera do të kryehen në përfudnimin e mandatit 4 vjeçar. Kur flet sovrani nuk ka Parlament dhe gjyqësor t’i kundërvihet.”

fredi beleri vangjel dule

Sondazh

Poll