Aktualitet

Megaoperacioni “Tempulli’/ Policia: Shkatërrohen 23 grupe kriminale në Shqipëri, 214 në pranga, 82 në kërkim

Në kuadër të operacionit që zgjati rreth 8 muaj janë bllokuar sasi të mëdha droge që do të hidheshin në treg në doza të vogla

14 Shtator 2023, 12:03 Nga r.ll
Megaoperacioni “Tempulli’/ Policia: Shkatërrohen 23 grupe
mehmet rrumbullaku

TIRANË- Drejtori i Policisë së Shtetit, Mehmet Rrumbullaku në një konferencë për mediat ka dhënë detaje nga megaoperacioni "Tempull" për goditjen e rrjeteve kriminale për prodhimin, shpërndarjen dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Operacioni i nisur që në orët e para të mëngjesit u zhvillua në të njëjtën kohë në të gjithë territorin e vendit.

Në kuadër të operacionit që zgjati rreth 8 muaj janë bllokuar sasi të mëdha droge që do të hidheshin në treg në doza të vogla Policia ka sekuestruar 829 kg kanabisi një pjesë e përpunuar në formë çokollatë, 61 kg kokainë, 15 kg heroinë, 15 kg drogë ekstazi.

Gjithashtu 1541 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë për shitje lëndësh narkotike, janë ushtruar kontrolle në 356 ambjente të ndryshme, janë goditur 23 grupe kriminale, 214 masa sigurie janë ekzekutuar, në kërkim janë shpallur 82 persona, 19 persona janë arrestuar ne flagrancë.

Policia ka sekuestruar edhe aparate celularë, makina, armë, para dhe mjete që përdorenin për peshimin e drogës dhe ndarjen në doza të vogla. Sipas Rrumbullakut, një pjesë e madhe e të arrestuarve janë anëtarë të 23 grupeve kriminale, në qytete si Tirana, Durrësi, Korça, Elbasani e Vlora.

operacioni antidroge ne shqiperi

Sondazh

Poll