Politike

Ligji për bastet, ironizon Tomorri: E denjë për çmim Nobel, jepni licensa për 1 mije kompani se do bëhemi miliarderë

Me anë të një postimi në Facebook, Tomorri shkruan me ironi se ky ligj është i denjë për çmim Nobel dhe se në vendin tonë nuk ka mbetur tutkun pa shkruar nga një ligj

13 Shtator 2023, 18:59 Nga I.A
Ligji për bastet, ironizon Tomorri: E denjë për çmim
Klodian Tomorri

TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri ka ironizuar ligjin për kompanitë e basteve, që pritet të hyjë në fuqi këtë vit. Me anë të një postimi në Facebook, Tomorri shkruan me ironi se ky ligj është i denjë për çmim Nobel dhe se në vendin tonë nuk ka mbetur tutkun pa shkruar nga një ligj. Po ashtu, Tomorri ka shkruar se sipas llogarive që kanë bërë këta ligjvënës nëse do të ketë 1 mije kompani bastesh Shqipëria, i bie që të futen në buxhetin e shtetit 65 miliardë leke në vit.

Postimi i Tomorrit:

Ka nje kryeveper ky ligji i basteve, qe eshte e denje per cmim Nobel. Shikoni ca thone keta shkencetaret e qeverise ne relacion. Ne vitin 2018, ishin 3 kompani bastesh dhe buxheti i shtetit mblidhte 2 miliarde leke taksa ne vit. Por tani, qe po i hapim prape nuk do jene me 3, por 10 kompani bastesh, ndaj buxheti do mbledhe 6.5 miliarde leke taksa ne vit. Keta e dikan se po te shtosh numrin e kompanive shtohen dhe leket qe mbledh buxheti ne te njejtin proporcion. Po mire, a t'ju jap une nje formule, qe t'ja hedhim fukarallekut?

Jepni licenca per 100 kompani bastesh, qe te mbledhim 65 miliarde leke ne vit. Ose ose beni 1 mije kompani bastesh fare qe te mbledhim 6,5 miliarde euro ne vit. Ja fusim per pasuri Norvegjise, Suedise, Dubait dhe gjithe dynjase. Keshtu nuk kemi me nevoje as per ate naften e Shpiragut. E cojme rrogen ne shtet 70 mije euro ne muaj, pensionin e pleqve 40 mije euro ne muaj dhe vendosim vizat per qytetaret e BE-se se do na mbysin emigrantet pastaj. Ah ne dore te kujt ka rene shteti. Mjere mileti. S'mbeti tutkun pa shkruar nga nje ligj.

klodian tomorri

Sondazh

Poll