Sport

RISI! Do të ketë edhe arbitre femra në Kupën e Kombeve të Azisë...

Për herë të parë, ndeshjet e Kupës së Kombeve të Azisë do të gjykohen nga femra.

14 Shtator 2023, 11:00 Nga DOSJA
RISI! Do të ketë edhe arbitre femra në Kupën e Kombeve

KATAR - Nga 12 janari deri më 10 shkurt 2024, Katari do të presë Kupën e 18-të të Kombeve të Azisë, ku është edhe kampione në fuqi. 

Një edicion i shënuar veçanërisht nga prania, për herë të parë në historinë e garave, të gjyqtareve femra. Pesë gjyqtare janë përzgjedhur nga Konfederata e Futbollit Aziatik (AFC), duke përfshirë japonezen Yoshimi Yamashita, tashmë e pranishme në trupën e arbitrave për Kupën e Botës 2022.

Për të mbështetur zhvillimin e futbollit të femrave, AFC njoftoi muajin e kaluar nisjen e Champions League aziatike në futbollin për femra vitin e ardhshëm.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll