Sport

Presidenti i Serbisë sfidon SHBA-në e LeBron James, vendos 200 mijë euro për medaljen e artë në Lojërat Olimpike!

Aleksandër Vuçiç ia kërkon arin basketbollistëve serbë në Paris

13 Shtator 2023, 22:08 Nga DOSJA
Presidenti i Serbisë sfidon SHBA-në e LeBron James, vendos 200

SERBI - Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është “çmendur”. Presidenti i ka pritur në Beograd të martën në mbrëmje anëtarët e kombëtares serbe të basketbollit dhe pasi i ka uruar për medaljen e argjendtë në Kampionatin Botëror të Basketbollit, ka kërkuar që të fitojnë medaljen e artë në Lojërat Olimpike 2024, të cilat do të zhvillohen në Paris.

Edhe pse Team USA po përgatit një ekip të madh me LeBron James dhe yje të tjerë të mëdhenj të NBA, presidenti nuk e përtypi dhe urdhëroi një bonus prej 200,000 euro për secilin lojtar nëse skuadra kthehet me medaljen e artë nga Parisi. 

“Unë shoh LeBron duke rekrutuar spotistët tanë në ekipin e SHBA-së, por ne po shkojmë për medaljen e artë. Ne do të rrisim pagat. Nëse e sillni medaljen e artë, secili prej jush do të marrë 200 mijë euro. Ne po rrisim ndjeshëm premiot, do të jetë shpërblimi i pestë më i madh në botë” tha fillimisht ai dhe vazhdoi: 

“Në Kupën e Botës treguat zemrën dhe energjinë e kampionëve. E di që vendit i jepet më shumë sesa ju ka dhënë vendi juve. Dua të falënderoj veçanërisht Borisa Simanic”. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll