Sport

Son nuk mund të mbajë iPhone për shkak të kontratës me Samsung - Shikoni videon

Një fanse e kapitenit Son Heung-min të Tottenham i kërkoi atij një selfie, por ai refuzoi me mirësjellje, pasi ka një klauzolë të veçantë në kontratën e tij me Samsung.

14 Shtator 2023, 08:00 Nga DOSJA
Son nuk mund të mbajë iPhone për shkak të kontratës me

ANGLI - Son Heung-Min i Tottenham Hotspur, i njohur gjithashtu thjesht si Son, është futbollisti më i njohur i Koresë së Jugut, i cili me aftësitë e tij është bërë një nga lojtarët më të rrezikshëm në Premier League prej vitesh.

“Sigurisht” ai ka një kontratë sponsorizimi me kompaninë elektronike shumëkombëshe koreano-jugore, Samsung, e cila e ndalon të mbajë në duar një produkt të Apple.

Në këtë rast një iPhone të një fanseje të tij, që donte t’i “kalonte” celularin e saj atij për të bërë një foto të përbashkët.

@stevie_king Son cant hold fans iphone to take a selfie due to his contract with samsung. #son #sonny #heuingminson #sonheungmin #spurs #tottenhamfc #tottenhamhotspur ♬ original sound - stevieking

Kontrata me këtë klauzolë speciale mes dy palëve është nënshkruar vetëm verën e kaluar.
Videoja u publikua vetëm pak orë para prezantimit të iPhone15 nga Apple.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll