Sport

Gardiani Hadanoviç “dorëzon” dorezat dhe nis një profesion të ri te Inter…

Samir Hadanoviç mori vendimin për t'u tërhequr në moshën 39-vjeçare dhe do të marrë një detyrë të re te Interi, të cilit i "shërbeu" për njëmbëdhjetë vjet.

14 Shtator 2023, 10:00 Nga DOSJA
Gardiani Hadanoviç “dorëzon” dorezat dhe nis një

ITALI - Koha ka ardhur. Samir Hadanoviç u lirua nga Interi në verë, pas njëmbëdhjetë vitesh, teksa gardiani ka vendosur t'i "varë në gozhdë" dorezat në moshën 39-vjeçare.

Portieri slloven tashmë e ka gati hapin e radhës në karrierë, pasi do të vazhdojë te zikaltrit, por nga një pozicion tjetër.

Hadanoviç e filloi karrierën e tij në vendlindjen e tij Domzale, por ka qenë banor i Italisë që nga viti 2004, pasi kaloi nëpër Udinese, Treviso, Lazio dhe Rimini, përpara se të shkonte te Interi në vitin 2012. Me zikaltrit ai bëri 455 ndeshje, duke ngritur një trofe të Serie A, dy kupa dhe po aq Superkupa.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll