Sport

Pogba pranoi se ka marrë doping! Juveja i ndërpret pagën, ja sa pritet të dënohet...

Paul Pogba, francezi i konsideruar disa vite më parë si lojtari më i mirë në botë në pozicionin e tij, u kap me doping dhe u pezullua pas një testi të kryer në fund të ndeshjes Udinese-Juventus në Serinë A të këtij sezoni. Mesfushori pranoi aktin e tij dhe rrezikoni një dënim të madh!

14 Shtator 2023, 10:30 Nga DOSJA

ITALI - Ish-kampioni i botës 2018 doli pozitiv për testosteron dhe teorikisht do të kishte të drejtë të kërkonte një test B brenda tre ditëve, gjë që mund ta kishte shpëtuar nëse do të rezultonte negativ.

“Gazzetta dello Sport” njofton se Paul Pogba tashmë ka pasur një diskutim me zyrtarët e klubit të Juventusit, të cilëve u ka pranuar se këtë verë, ndërsa ishte me pushime në Miami, mori një suplement testosteroni me rekomandimin e një miku të tij që është mjek. Por francezi kishte “harruar” t’i njoftonte më parë italianët për gafën.

Burimi i cituar përmend se Paul Pogba rrezikon një pezullim për katër vite dhe në këto kushte, shanset që ai të luajë më futboll në nivel të lartë janë zero.

Juventusi tani i ka pezulluar lojtarit francez pagën prej 10 milionë euro në vit dhe tani e tutje, ai do të paguhet vetëm 2000 euro në muaj deri në përfundimin e kontratës. 

Klubi i Serie A kishte njoftuar tashmë tri ditë më parë se Paul Pogba ishte pezulluar përkohësisht  nga Gjykata Kombëtare Anti-Doping, pas një kontrolli të kryer më 20 gusht 2023.

Pogba pranoi se ka marrë doping! Juveja i ndërpret pagën, ja sa

“Juventus njofton se sot lojtari Paul Labile Pogba ka marrë një urdhër të përkohshëm pezullimi nga Gjykata Kombëtare Anti-Doping pas rezultatit të pafavorshëm të analizave të kryera më 20 gusht 2023.

Klubi rezervon të drejtën të vlerësojë hapat e ardhshëm procedural”, thuhet në deklaratën e postuar në faqen zyrtare të Juventusit .

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll