Sport

Tuchel i pakënaqur me De Ligt, trajneri nis e preferon çiftin Kim-Upamecano

Thomas Tuchel duket se nuk është një tifoz i madh i Matthias de Ligt, të cilin ai ka filluar ta kritikojë për sjelljen e tij të lojës te Bayern Munich.

14 Shtator 2023, 09:30 Nga DOSJA
Tuchel i pakënaqur me De Ligt, trajneri nis e preferon çiftin

GJERMANI - Matthijs de Ligt mund të ketë impresionuar në sezonin e tij të parë me fanelën e Bayernit, por ardhja e Thomas Tuchel duket se ka sjellë probleme për qendërmbrojtësin holandez.

Sipas “TZ”, trajneri gjerman ka shumë ankesa për profilin e lojës së mbrojtësit 24-vjeçar, të cilat janë fokusuar kryesisht në dy akse.

Nga njëra anë, Tuchel pretendon se De Ligt është shumë i ngadalshëm për të ndërtuar nga mbrojtja, nga ana tjetër, holandezi përdor pasimet anësore, në vend që të provojë topa verticalë për të thyer linjat e kundërshtarit.

Sjellja konkurruese e De Ligt thuhet se e ka “zbritur” në sytë e trajnerit të tij, i cili ka filluar të preferojë dyshen Kim-Upamecano për formacionin fillestar të Bayernit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll