Politike

Zgjedhjet për kryetar në Kukës, lirohet nga detyra prefekti Albert Halilaj, detyrën e merr Granit Gjana

Halilaj do të jetë nën siglën e PS-së, ndërkohë që në vend të tij është vendosur Granit Gjana  

13 Shtator 2023, 16:28 Nga I.A
Zgjedhjet për kryetar në Kukës, lirohet nga detyra prefekti
Albert Halilaj

KUKËS- Prefekti i Kukësit Albert Halilaj është shkarkuar nga kjo detyrë, pasi do të garojë në zgjedhjet e pjesshme që do mbahen më 24 shtator. Halilaj do të jetë nën siglën e PS-së, ndërkohë që në vend të tij është vendosur Granit Gjana.

VKM:

VENDIMI I QEVERISË Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I: Albert Halilaj, prefekt i Qarkut të Kukësit, lirohet nga kjo detyrë. Granit Gjana emërohet prefekt i Qarkut të Kukësit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

albert halilaj granit gjana

Sondazh

Poll