Sport

Dinamo merr fitoren e parë në Superiore, Kukësi në rënie të lirë! (Tabelat)

Në ndeshjen e dytë të ditës, e vlefshme për javën e tretë të “Abissnet Superiores” “nëndetësja” arrin të mund 2-1 verilindorët!

13 Shtator 2023, 21:21 Nga DOSJA

Dinamo merr fitoren e parë në Superiore, Kukësi në

ELBASAN - Dinamo ka marrë më në fund fitoren e parë në “Abissnet Superiore”. “Nëndetësja” ka mposhtur Kukësin në javën e tretë të kampionatit. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 52-të, kur Prodani e dërgoi topin në rrjetë. Kukësi reagoi në minutën e 75-të me anë të Gbolahanit, duke kthyer baraspeshën e përkohshme.

Por Dinamoja nuk dorëzohet dhe lufton deri në fund për fitoren. Këmbëngulja shpërblehet, teksa kur po kronometrohej minuta e fundit e kohës shtesë, Prodani shkundi rrjetën me kokë dhe ndezi festën në kampin e dinamovitëve. Në fund shifrat shënonin 2-1 për Dinamon, e cila merr tre pikët e para në “Abissnet Superiore”.

Dinamo merr fitoren e parë në Superiore, Kukësi në

Dinamo merr fitoren e parë në Superiore, Kukësi në

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll