Politike

Tryeza e dytë e deputetëve të opozitës, Bardhi: Do të kërkojmë interpelancë për inceneratorët

Bardhi tha se janë mbledhur të gjitha firmat e nevojshme që të ngrihen komisionet që ata kërkojnë. 

13 Shtator 2023, 15:02 Nga A.B
Tryeza e dytë e deputetëve të opozitës, Bardhi: Do të
Gazmend Bardhi

TIRANË- Pas takimit me deputetët e opozitës për të diskutuar në lidhje me prioritetet e tyre në sesionin e ri parlamentar, deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi deklaroi se nesër në Kuvend do të kërkojnë interpelancë për inceneratorët. Po ashtu, ai tha se janë mbledhur të gjitha firmat e nevojshme që të ngrihen komisionet që ata kërkojnë. 

“Kemi marrë disa vendime të rëndësishme që kanë të bëjnë me interesin e qytetarëve. Grupi parlamentar i Partisë Demokratike dhe i Aleancës për Ndryshim diskutuan në lidhje me prioritetet që kemi lënë pezull në mbledhjen e parë. Ka vendosur që të hartojë një paket ligjore, ka ngritur grupet për rritjen e pensioneve të rritjes së ndihmës ekonomike për personat në nevojë. Sa I takon llogaridhënies së qeverisë kanë hartuar një agjendë të plotë të komisioneve parlamentare të cilat do të jenë në dëgjesë publike., parlamenti duhet që të njihet me dokumentin e dorëzuar nga parlamenti evropian për bujqësinë, dhe më pas një tjetër çështje që pritet të diskutohet është edhe siguria në institucionet ushtarake, ku ministri i Mbrojtjes dhe zinxhiri i përgjegjësve duhet që të japë llogari para komisioneve. Mocioni me debat dhe kërkesa me interpelancë me Kryeministrit për inceneratorët është në pritje të caktimit”, tha ai.

gazmend bardhi mbledhja e pd 13 shtator 2023

Sondazh

Poll