Politike

Posti i Bashës në KE, ironizon Berisha: Eksperiencë me rusët ka ai

Basha është emëruar si reporter për konfiskimin e aseteve ruse dhe përdorimin e tyre për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga agresioni i Rusisë kundër Ukrainës.

13 Shtator 2023, 14:49 Nga r.ll
Posti i Bashës në KE, ironizon Berisha: Eksperiencë me rusët
Sali Berisha Lulzim Basha

TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha pas përfundimit të mbledhjes së përbashkët me Gazment Bardhi dhe deputetët, u pyet se çfarë mendonte për pjesëmarrjen e Lulzim Bashës në mbledhjen e Këshillit të Europës për asetet e konfiskuara ruse.

“Eksperiencë me rusët ka ai”. ishte përgjigja e Berishës.

Basha është emëruar si reporter për konfiskimin e aseteve ruse dhe përdorimin e tyre për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga agresioni i Rusisë kundër Ukrainës. Vendimi është marrë nga Komiteti për Çështje Politike dhe Demokracinë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, të cilët kanë votuar unanimisht pro Bashës.

sali berisha lulzim basha

Sondazh

Poll