Sport

Shqipëria trazon edhe klasifikimin e FIFA-s, ngjitet vetë, “rrëzohen” Polonia dhe Ishujt Faroe, ndërsa Çekia në vend numëro!

Për Poloninë situata nuk është e mirë, me rivalët e Shqipërisë që e shohin veten në vendin e 30, duke zbritur plot 6 vende, ndërsa Çekia nuk ka ndryshuar pozicion, duke u renditur e 37-ta.

13 Shtator 2023, 20:16 Nga DOSJA

Shqipëria trazon edhe klasifikimin e FIFA-s, ngjitet vetë,

TIRANE - Barazimi në Pragë me Çekinë dhe fitorja në Tiranë me Poloninë e kanë renditur Shqipërinë në vendin e parë të Grupit E në kualifikueset e Europianit “Gjermani 2024”.

Shqipëria trazon edhe klasifikimin e FIFA-s, ngjitet vetë,

Duket se kjo gjë i ka ndihmuar kuqezinjtë që të ngjiten dhe në renditjen e FIFA-s, të cilët e shohin veten në vendin e 62, tre pozicione më shumë se klasifikimi i fundit, madje duke lënë pas dhe skuadra si Bosnja dhe Afrika e Jugut. Sa i përket ekipeve europiane, Shqipëria ndodhet në vendin e 30.

Shqipëria trazon edhe klasifikimin e FIFA-s, ngjitet vetë,

Për Poloninë situata nuk është e mirë, me rivalët e Shqipërisë që e shohin veten në vendin e 30, duke zbritur plot 6 vende, ndërsa Çekia nuk ka ndryshuar pozicion, duke u renditur e 37-ta.

Shqipëria trazon edhe klasifikimin e FIFA-s, ngjitet vetë,

Ishujt Faroe kanë zbritur me një pozicion në vendin e 131-të, ndërsa Moldavia është ngjitur me katër vende duke u renditur në vendin e 160-të.

Sa i përket Kosovës, “dardanët” kanë zbritur me dy pozicione duke u renditur të 111-tët.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll