Sport

VIDEO/ Rumania mundet nga Shqipëria në Elbasan, pëson edhe aksident rrugës për në aeroport!

Rrugës për në aeroport, autobuzi i tyre është përplasur në një aksident automobilistik. Sipas njoftimeve që vijnë nga vetë pjesëtarët e Shpresave të Rumanisë, nuk ka pasur asnjë lëndim serioz.

13 Shtator 2023, 16:36 Nga DOSJA

VIDEO/ Rumania mundet nga Shqipëria në Elbasan, pëson edhe

TIRANE - Shqipëria U-21 arriti të fitonte me përmbysje kundër Rumanisë U-21. Teksa miqtë po kryesonin në shifrat 0-2, kuqezinjtë përmbysën gjithçka me Shpendin, Berishën dhe Pajazitin. Ferri i Rumanisë nuk u mbyll me kaq.

Rrugës për në aeroport, autobuzi i tyre është përplasur në një aksident automobilistik. Sipas njoftimeve që vijnë nga vetë pjesëtarët e Shpresave të Rumanisë, nuk ka pasur asnjë lëndim serioz.

Ndërkohë burime nga policia e shtetit dhe vetë shoferi i autobusit tregojnë për një aksident banal ku autobusi ka qenë i ndaluar në semafor dhe katër automjete pas tij janë aksidentuar duke prekur edhe autobusin dhe duke i lënë këto gërvishtje.

Për të mos vonuar ekipin mik autobusi me mirëkuptimin e policisë është larguar për të çuar ekipin mik që të mos humbiste avionin e më pas për të plotësuar proçedurat.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll