Sport

Ronaldo Fenomeni, u pagëzua i krishterë...

Futbollisti veteran brazilian gjithmonë besonte në Krishtin, por vendosi të pagëzohej në moshën 46-vjeçare.

13 Shtator 2023, 13:42 Nga DOSJA

SPANJE - Futbollisti i madh veteran Ronaldo Fenomeni u pagëzua i krishterë. Kampioni i botës në vitin 2002 me kombëtaren e Brazilit dhe për shumë vite lojtari më i mirë në botë, vendosi që në moshën 46-vjeçare të pagëzohej. 

Siç njoftoi, ai kishte besuar te Krishti që kur ishte fëmijë, por nuk ishte pagëzuar dhe ai mori këtë vendim të madh tani, duke u ndjerë i rilindur si një fëmijë i Perëndisë. 

Ronaldo Fenomeni, u pagëzua i krishterë...

”Sot është një ditë shumë e veçantë. Unë jam pagëzuar!
Besimi i krishterë ka qenë gjithmonë një pjesë themelore e jetës sime që nga fëmijëria, megjithëse nuk jam pagëzuar ende.

Me sakramentin, ndihem vërtet i rilindur si një fëmijë i Perëndisë, në një mënyrë të re, më të vetëdijshme, më të thellë.

Unë ripërtëri angazhimin tim për të ndjekur rrugën e vullnetit të mirë, të lirë dhe spontan, duke besuar në dashurinë e Jezusit, në dashurinë për bamirësinë,”- ka shkruar Ronaldo Fenomeni.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ronaldo (@ronaldo)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll