Sport

Pas më shumë se 4 vitesh bardheblutë kthehen në “shtëpinë“ e tyre!

Kryeqytetasit, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, shkruajnë se kanë dalë në shitje biletat për këtë përballje.

13 Shtator 2023, 12:38 Nga DOSJA
Pas më shumë se 4 vitesh bardheblutë kthehen në

TIRANE - Tirana rikthehet të luajë ndeshjet në shtëpi. Bardheblutë kanë bërë të ditur, se sfida e radhës ndaj Skënderbeut, do të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Kryeqytetasit, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, shkruajnë se kanë dalë në shitje biletat për këtë përballje.

Sfida mes Tiranës dhe Skënderbeut, e vlefshme për javën e tretë të kampionatit, do të luhet ditën e enjte në orën 15:00.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll