Sport

Arritja e dytë historike në Europian, do të jetë një “jackpot” për Federatën, 9.25 milionë euro!

Europiani i shumëdëshiruar vlen miliona dhe tashmë kuqezinjtë kanë edhe 3 finale drejt sprintit final. Sylvinho do të synojë të marrë maksimumin nga këto sfida dhe të na dërgojë në Gjermani. Një kualifikim i tillë përveç historisë dhe emocioneve do të dhurojë edhe miliona euro.

13 Shtator 2023, 12:32 Nga DOSJA
Arritja e dytë historike në Europian, do të jetë një

ZVICER - Kombëtarja shqiptare me 10 pikët që kryeson grupi E, pas 4 pijkëve në dy ndeshjet e fundit është shumë pranë kualifikimit për në finalet e kampionatit europian. Kuqezinjtë barazuan me Çekinë në Pragë, ndërsa mori një fitore spektakolare në “Air Albania” ndaj Polonisë. Reaultate të shkëlqyera  për kuqezinjtë të cilët tashmë e shikojnë vetën gjithmonë e më afër kualifikimit në Euro 2024.

Europiani i shumëdëshiruar vlen miliona dhe tashmë kuqezinjtë kanë edhe 3 finale drejt sprintit final. Sylvinho do të synojë të marrë maksimumin nga këto sfida dhe të na dërgojë në Gjermani. Një kualifikim i tillë përveç historisë dhe emocioneve do të dhurojë edhe miliona euro.

Janë plot 9.25 milionë euro që do të shkojnë  në arkat e FSHF-së nëse Sylvinho na dërgon në Gjermani. Kjo shumë jepet nga UEFA për çdo skuadër që arrin fazën e grupeve. Në këtë mënyrë FSHF-ja do të mbushte arkat si rrallë herë më parë.

Shumat që fitojnë skuadrat nga kualifikimi në grupe deri te fituesi i Euro 2024:

9.25 milionë euro për cdo ekip që merr pjesë në grupe.

1.5 milionë euro për çdo fitore në grupe dhe 750 mijë euro vlen një barazim.

2 milionë euro për çdo skuadër që kalon në fazën e 1/16-tave.

3.25 milionë euro për çdo ekip që prek çerekfinalen.

5 milionë euro për çdo kombëtare që kualifikohet në gjysmëfinale.

7 milionë euro për finalistin që humbet

10 milionë euro për fituesin e Euro 2024.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll