Sport

Maqedonasi kapi organet gjenitale për të fyer kudnërshtarin, lë Tiranën me arna në mbrojtje!

Najdovski nuk mori ndonjë ndëshkim për këtë veprim të tij, por pasi ky episod është vendosur në “lupën” e Disiplinës, është marrë vendimi për pezullimin e kapitenit bardheblu.

13 Shtator 2023, 12:44 Nga DOSJA
Maqedonasi kapi organet gjenitale për të fyer kudnërshtarin,

TIRANE - Tirana merr një goditje para ndeshjes së nesërme ndaj Skënderbeut në “Selman Stërmasi” në orën 15:00. Bardheblutë do të duhet të bëjnë pa kapitenin Filip Najdovski, të paktën ne sfidën e radhës ndaj korçarëve.

Burime për gazetën bëjnë me dije se maqedonasi është dënuar nga Komisioni i Disiplinës për shkak të atij gjesti në ndeshjen e shkuar ndaj Teutës, ku ai çoi dorën në organet gjenitale në shenjë ofendimi ndaj Kotobellit.

E gjitha ndodhi pas një konflikti verbal mes dy lojtarëve, që zgjati edhe në distancë. Gjatë ndeshjes së zhvilluar në Durrës, Najdovski nuk mori ndonjë ndëshkim për këtë veprim të tij, por pasi ky episod është vendosur në “lupën” e Disiplinës, është marrë vendimi për pezullimin e kapitenit bardheblu.

Najdovski nuk mund të luajë nesër, por mund të rikthehet në fushë ndaj Kukësit në rast se klubi vendos të shlyejë me gjobë përballjen e mbetur, që konsiston me gjysmën e dënimit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll