Sport

Shqipëria “macja e zezë“ e portugezëve, Polonia largon Fernando Santos

Në vitin 2014, Shqipëria fitonte me rezultatin 0-1 ndaj Portugalisë dhe kjo bënte që Federata portugeze të shkarkonte Paulo Benton dhe vendin e tij e zinte Santos, duke fituar edhe Europianin me Portugalinë.

13 Shtator 2023, 12:56 Nga DOSJA

Shqipëria “macja e zezë“ e portugezëve, Polonia

POLONI - Fernando Santos nuk do të jetë më trajneri i Polonisë. Humbja në Tiranë me rezultatin 2-0 ndaj Shqipërisë, ka rezultuar fatale për trajnerin e Polonisë, i cili largohet në këtë mënyrë si një dështim në krye të pankinës.

Polonia është ende në garë për një vend në Europian megjithëse rrugëtimi i tyre është komplikuar shumë. Për të provuar diçka më tepër në ndeshjet e fundit, Federata Polake e Futbollit ka menduar të bëjë një ndryshim në stol, lajm ky që konfirmohet nga të gjitha mediat polake dhe pritet vetëm zyrtarizimi për shkarkimin e tij.

Santos ka një lidhje të ngushtë me Shqipërinë. Në vitin 2014, Shqipëria fitonte me rezultatin 0-1 ndaj Portugalisë dhe kjo bënte që Federata portugeze të shkarkonte Paulo Benton dhe vendin e tij e zinte Santos, duke fituar edhe Europianin me Portugalinë.

Por shkakrimi i tij nga njëra anë, është një vendim tronditës duke marrë parasysh arritjet e mëdha të Santos dhe sa shkurt ai drejtoi kombëtaren polake (në vetëm gjashtë ndeshje). Por nga ana tjetër, kjo lëvizje është plotësisht e kuptueshme nga këndvështrimi i bashkimit, pasi portugezi nuk kishte se çfarë të mbrohej. Ai erdhi si trajner me një CV të shkëlqyer, por në Poloni ai tregoi vetëm mungesë përkushtimi, dallueshmërie dhe - më e keqja - pa rezultat.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll