Aktualitet

“Toyota Yaris”, shtyhet seanca për Alfred dhe Elvis Vladin pas kërkesës së avokatëve

22 Tetor 2019, 09:04 Nga DOSJA
“Toyota Yaris”, shtyhet seanca për Alfred dhe Elvis Vladin pas

TIRANË– Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë seancën paraprakë për dosjen e njohur si “Toyota Yaris”. Seanca ishte menduar të zhvillohej sot, por avokatët kanë kërkuar që të zhvillohej në një ditë tjetër pasi klientët e tyre, Alfred dhe Elvis Vladi nuk kanë pasur dijeni.

Ty kushërinjtë Alfred dhe Elvis Vladi ndodhen jashtë Shqipërisë dhe për ta është lësuar një urdhër arrest ndërkombëtar. Për këta dy persona janë ende nën hetim, por mëoshet se akuza ndaj tyre deri tani është për pastrim parash dhe grup të strukturuar kriminal.

Deri tani të arrestuar për këtë çështje janë babë e bir Edi Lika dhe Klevi Cani,  dhe Alban Mollaymeri të akuzuar për pastrim parash në kuadër të grupit të strukturuar kriminal si dhe Agim Çeka i akuzuar vetëm për armëmbajtje pa leje.

Çfarë është çështja “Toyota Yaris”?

Kjo çështje është bërë si fillim publike nga Lulzim Basha, i cili akuzoi kreun e Grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla si të përfshirë në marrjen e 3.4 milionë eurot. Akuzat, socialisti i cilësoi si shpifje duke ngritur padi ndaj tij për shpifje dhe dekonspirim të operacionit.

Pikërisht kjo deklaratë ndryshoi planet e operacionit kriminal të Alfred dhe Elvis Vladit. Makinat supozoheshin të niseshin nga porti Ankonës por devijuan rrugën dhe u nisën nga porti i Barit. Balla e fitoi gjyqin ndaj Bashës, i cili u gjobit me 50 mijë lekë gjobë për shpifje.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alfred vladi elvis vladi gjykata e krimeve te renda toyota yaris alfred vladi elvis vladi gjykata e krimeve te renda toyota yaris

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Tetor 2019, 05:39

Tiranë- Të shumta janë historitë e shqiptarëve që kanë luftuar për ISIS, edhe pse pak dihet për ta. Gazetarja Fatjona Mejdini këtë të hënë në emisionin Opinion ...