Aktualitet

“I maskuar dhe i dhunshëm”, Policia arreston të kërkuarin në Mallakastër: Grabiti një sasi lekësh

22 Tetor 2019, 08:56 Nga DOSJA
“I maskuar dhe i dhunshëm”, Policia arreston të

MALLAKASTËR- Një person i shpallur në kërkim disa muan më parë është vënë në pranga në Mallakastër, pasi akuzohej për vjedhje me dhunë të kryer në bashkëpunim.

Sipas një njoftimi nga Policia bëhet me dije se shtetasi me iniciale M.H. 26-vjeç, në datën 10 korrik 2019, ka kryer një vjedhe me dhunë, ku ka hyrë në një banesë dhe ka marrë një sasi lekësh.

26-vjeçari M.H., në bashkëpunim me shtetasit K. S. dhe A.M., pasi ka hyrë i maskuar në një banesë në fshatin Greshicë, nën kërcënimin e armëve të ftohta, ka dhunuar familjarët dhe u ka marrë një sasi lekësh”, thuhet në njoftim.

NJOFTIMI I PLOTË

I kërkuari për “Vjedhje me dhunë, kryer në bashkëpunim”, bie në prangat e Policisë. Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër kapën dhe ndaluan shtetasin: M. H., 26 vjeç, banues në Panahor, Mallakastër. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 10.07.2019 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhje me dhunë, kryer në bashkëpunim”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur: Në datën 22 mars 2019, 26-vjeçari M.H., në bashkëpunim me shtetasit K. S. dhe A.M. (të cilët janë arrestuar nga Policia një ditë pas ngjarjes), pasi ka hyrë i maskuar në një banesë në fshatin Greshicë, nën kërcënimin e armëve të ftohta, ka dhunuar familjarët dhe u ka marrë një sasi lekësh. Pas punës së mirëorganizuar nga policia e Mallakastrës, u arrestuan 2 nga autorët më datë 23 mars 2019 dhe u kap mbrëmjen e djeshme bashkëpunëtori i tretë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 26 vjecari policia mallakaster arrestohet 26 vjecari policia mallakaster

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Tetor 2019, 05:39

Tiranë- Të shumta janë historitë e shqiptarëve që kanë luftuar për ISIS, edhe pse pak dihet për ta. Gazetarja Fatjona Mejdini këtë të hënë në emisionin Opinion ...