Aktualitet

Atentati mafioz në Vlorë, gazetarja Lala: Viktima kishte një varkë, mund të merren pamjet filmike

gazetarja Klodiana Lala u shpreh se dyshimet e Prokurorisë janë për vrasës me pagesë.

12 Shtator 2023, 22:36 Nga I.A
Atentati mafioz në Vlorë, gazetarja Lala: Viktima kishte një
Klodiana Lala

TIRANË- Laert Keka mbeti i vrarë pas një atentati mafioz të ndodhur në Vlorë. 41-vjeçari u ekzekutua me kallashnikov nga disa persona. Në emisionin “Open” në News24, gazetarja Klodiana Lala u shpreh se dyshimet e Prokurorisë janë për vrasës me pagesë.

"Dyshimet e prokurorisë janë për vrasës me pagesë. Në rastin e Vlorës , nuk po përdoren persona të Vlorës. Po përdoren ose të huaj dhe në rastin konkret nuk mendohet se autorët janë të huaj, pasi duket se janë njohës të terrenit. Fieri dhe Vlora po ashtu ka vite që po merr vrasës me pagesë që janë të vendosur në zonën e Krujës apo të Niklës. I ndjeri kishte një varkë dhe po merren pamjet filmike dhe mund të jetë një pistë e mirë," tha Lala.

klodiana lala laert keka

Sondazh

Poll