Sport

VIDEO / Mbrojtësi kosovar çmend rumunët me simbolin e shqiponjës!

Me largimin në ato momente nga fusha e lojës drjt korridorit për në dhomat e zhveshjes së stadiumit thirrjet e tifozëve rumun nuk u ndaluan për asnjë moment. Në atë moment Mërgim Vojvoda iu përgjigj atyre duke bërë shqiponjën me duar.

12 Shtator 2023, 22:20 Nga DOSJA
VIDEO / Mbrojtësi kosovar çmend rumunët me simbolin e

BUKURESHT - Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës është ndërprerë rreth minutës së 20-të. Tifozët vendas kanë shfaqur banderola diskriminuese dhe të propagandës serbe, ku shkruhej ‘Kosova është Serbi’ dhe kanë bërë thirrje në korr një gjë të tillë.

Kjo ka bërë që gjyqtari kryesor të ndërpresë duelin dhe t’i dërgojë futbollistët në dhomat e zhveshjes. Futbollistët "dardanë" nuk kanë pranuar të luajnë derisa ka banderola të tilla dhe i kanë bërë të qartë këtë gjë gjyqtarit kryesor.

Me largimin në ato momente nga fusha e lojës drejt korridorit për në dhomat e zhveshjes së stadiumit thirrjet e tifozëve rumun nuk u ndaluan për asnjë moment. Në atë moment Mërgim Vojvoda iu përgjigj atyre duke bërë shqiponjën me duar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll