Portieri i Milanit në fazë rinovimi përtej 2026-s, kërkon 8 mln euro rrogë!
ITALI - Kontrata e Mike Maignan me Milanin skadon në vitin 2026, por “kuqezinjtë” kanë filluar të mendojnë për rinovim...
Presidenti Duka: “Investojmë në infrastrukturë për të siguruar të ardhmen e futbollit & fëmijëve”

TIRANE - Një tjetër fushë i shtohet qytetit të Tiranës dhe më konkretisht në kompleksin e ri të klubit Dinamo. Bëhet fjalë për një investim të përbashkët mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe klubit të Dinamos, që vjen në vazhdën e investimeve të rëndësishme në infrastrukturë dhe projektit madhor “100 fushat” të FSHF-së.
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, inspektoi sot fushën e re që ndodhet në Arbanë së bashku me presidentin e Dinamo, Ardian Bardhi, por edhe ambientet e reja të klubit, që konsistojnë në një hotel e restorant, apo të gjitha facilitetet e tjera që i nevojiten një klubi. Në këtë inspektim ai u takua edhe me disa nga ish-futbollistët e njohur të klubit dinamovit, që tashmë janë pjesë e stafit drejtues e teknik të klubit.
Investimi i fundit është kryer në bashkëfinancim mes FSHF dhe Dinamos me qeverinë e futbollit që ka kontribuar me një shumë të konsiderueshme për tapetin dhe vendosjen e fushës, si edhe me ekspertët saj që kanë bërë të mundur ndërtimin e një fushe mjaft të mirë e ku mund të stërviten shumë të rinj.

Presidenti Duka në një prononcimi të dhënë për Fshf.org gjatë inspektimit theksoi se Federata i është bashkëngjitur projekti serioz të klubit Dinamo, duke dhënë mbështetjen për ndërtimin e fushës me tapet artificial.
Gjithashtu, ai bëri me dije se FSHF do të mbështesë financiarisht vijimin e projektit edhe për një tjetër fushë me bar natyral që do të ndërtohet po në klubin e Dinamos.

“Në dy-tre vitet e fundit Dinamo ka vërtetë një strategji, një projekt serioz për të zhvilluar klubin dhe këtij projekti serioz padyshim i është bashkangjitur Federata Shqiptare e Futbollit për të kontribuar bashkërisht për të zhvilluar infrastrukturën e për të krijuar kushte jo vetëm për ekipin e parë, por edhe për fëmijët, për akademitë dhe për të siguruar të ardhmen e klubit dhe të fëmijëve që i bashkohen klubit. Bashkërisht kemi përfunduar punimet për fushën e re të stërvitjes me tapet artificial dhe projekti do të vazhdojë me fushën tjetër në krah, që do të jetë me bar natyral për ekipin e parë kryesisht.
Por projekti në total i investimit është akoma më i madh edhe me kompleksin e ndërtuar që ka hotel dhe të gjitha ambientet e domosdoshme që i duhen një ekipi profesionist. Padyshim që nuk është as fillimi e as fundi i investimeve të Federatës së Futbollit për ndryshimin e infrastrukturës, për t’i shërbyer më shumë të ardhmes së futbollit”,- tha ndër të tjera presidenti Duka.

Ndërsa, presidenti i Dinamo, Ardian Bardhi, nga ana e tij falënderoi FSHF-në për mbështetjen e dhënë dhe premtoi se do të vazhdojë me projektet për zhvillimin e klubit.
“Në total ky është një investim apo një sakrificë që ne kemi për klubin. Gjej rastin të falënderoj FSHF-në për ndihmën që na ka dhënë për fushat, për zhvillimin e Dinamos, të akademisë, të ekipit të parë dhe për gjithçka tjetër që po bëjmë në kompleksin tonë. Shpresojmë që të vazhdojmë me investime të mëtejshme dhe të kemi sa më shumë suksese”,- theksoi Bardhi.
B.T (Dosja.al)
ITALI - Kontrata e Mike Maignan me Milanin skadon në vitin 2026, por “kuqezinjtë” kanë filluar të mendojnë për rinovim...
TIRANE - Shqipëria fitoi 2-0 ndaj Polonisë në “Air Albania”, takim i vlefshëm për kualifikueset e Euro 2024. Një sfid&...
SPANJE - Pedri ishte një nga heronjtë e ndeshjes në javën e dytë të këtij sezoni në La Liga: Barcelona-Cadiz (2-0)....
SHBA - Lionel Messi tani është vendosur në Miami, pasi ka disa muaj që luan për Inter Miami dhe MLS. Superylli argj...
HOLANDE - Trajneri holandez Louis van Gaal ka hedhur poshtë idenë për të udhëhequr kombëtaren gjermane në vijim. Siç d...
SPANJE - Sulmuesi Joao Felix tha se ishte i befasuar nga pritja e mirë që pati nga tifozët e Barcelonës. Mesfushori sulmues hyri si zë...
PORTUGALI - Edhe nëse nuk shënonte, nata e së hënës për Bernardo Silvën ishte e veçantë. Lojtari i Man&cced...
POLONI - Sulmuesi Robert Lewandowski, kapiteni i skuadrës polake të futbollit, bëri thirrje për “ndryshime të mëdha” k...
FRANCE - Antoine Griezmann është pyetur për mundësinë që të shkojë në Arabinë Saudite, por sulmuesi ka habitur...
ANGLI - John Terry, ish-qendërmbrojtësi i Chelseat, kërkon 116.4 euro për një autograf dhe rreth 582 euro për një darkë....