Sport

VIDEO/ Më në fund, Leo Messi bëhet me shtëpi, blen një vilë ultraluksoze në Florida, për një shumë dhjetëra milionëshe…

“Pleshti” argjentinas bleu një pallat mbresëlënës dhe ultraluksoz në Miami, duke tërhequr shumën prej 10.8 milionë dollarësh (10 milionë euro) nga llogaria e tij bankare.

12 Shtator 2023, 15:54 Nga DOSJA
VIDEO/ Më në fund, Leo Messi bëhet me shtëpi, blen një

SHBA - Lionel Messi tani është vendosur në Miami, pasi ka disa muaj që luan për Inter Miami dhe MLS. Superylli argjentinas kaloi disa nga verat e tij atje, përpara se të akomodohej në një bazë më të përhershme.

Në fakt, ai bëri një blerje mbresëlënëse, duke blerë një rezidencë luksoze për familjen e tij për të jetuar në Florida. Më konkretisht në Broward County, residencë për të cilën ai ka paguar 10.8 milionë paund (10 milionë euro).

Kjo vilë e veçantë ka një sipërfaqe prej 3.200 metrash katrorë, ndodhet përballë detit. Ndër të tjera ka një pishinë, tetë dhoma gjumi, dhjetë banja dhe tre garazhe makinash.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll