Sport

VIDEO / Skandal në Rumani, arbitri ndërpret ndeshjen për pankartën dhe thirrjet e tifozëve ultras: "Kosova është Serbi"

12 Shtator 2023, 21:41 Nga DOSJA
VIDEO / Skandal në Rumani, arbitri ndërpret ndeshjen për

BUKURESHT - Luan sonte shansin e fundit për kualifikimin në "Euro 2024". Dardanët sfidojnë  Rumaninë e vendit të dytë në “Arena Nationala” të Bukureshtit. Barazimi 2-2 kundër Zvicrës kryesuese, ka shtuar entuziazmin dhe besimin në kampin e skuadrës së Primoz Gliha për të siguruar triumfin e parë në grupin I.

Por në minutën e 21-të arbitri kryesor ndërpret ndeshjen. Francezi Willy Delajod pezullon ndeshjen për shkak të thirrjeve dhe një pankartë e palejueshme e ultrasve rumunë, ku shkruhej “Kosova është Serbi”.

Nuk mungojnë edhe koret pro Serbisë nga tifozët vendas. Arbitri fton skuadrat në dhomat e zhveshjes.

Për momentin takimi është pezullim të përkohshëm.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll