Sport

E PABESUESHME! Holandezët pre e një sulmi kibernetik nga një grup kriminal, detyrohen t’u paguajnë hakerëve një shpërblim!...

Federata Holandeze e Futbollit ka pësuar një sulm kibernetik dhe për të mos rrjedhur të dhënat personale të futbollistëve, është detyruar të paguajnë një shumë të respektueshme.

12 Shtator 2023, 22:08 Nga DOSJA
E PABESUESHME! Holandezët pre e një sulmi kibernetik nga një grup

HOLANDE - Një histori e pabesueshme doli në pah pak orë pas përfundimit të detyrimeve konkurruese të kombëtares holandeze në kualifikueset e “Euro 2024” në dritaren e shtatorit.

Me njoftimin e saj zyrtar, Federata e Futbollit të Holandës zbuloi se u kishte paguar një shpërblim hakerëve (në njoftim quhen grup kriminal), të cilët përmes malware kishin arritur të shkelnin sistemet e saj.

Grupi i veçantë i quajtur “Lockbit” (nga emri i virusit që nuk lejon përdoruesin të hyjë në kompjuterin e tij nëse nuk paguan) arriti të shkelë të gjitha sistemet e sigurisë dhe të futet në serverin qendror të Federatës Holandeze duke fituar akses në të dhënat personale të të gjithë futbollistët holandezë dhe veçanërisht anëtarët e ekipeve kombëtare.

Ngjarja konkrete, siç raporton vetë Federata, ka ndodhur në fillim të prillit të kaluar me hakerat që kërcënuan se do të publikojnë menjëherë informacionin që posedonin. Njerëzit e Federatës, në bashkëpunim me ekspertë të kësaj fushe, u përpoqën të zbulonin saktësisht se çfarë informacioni kishin kriminelët, por kjo nuk u bë e mundur dhe më në fund vendosën t'u dorëzoheshin kërcënimeve, duke paguar një shumë të respektueshme parash, të cilën ata nuk e zbuluan.

“Na u paraqit një dilemë pa pasur një opsion me të cilin ishim të kënaqur dhe kështu u detyruam të paguanim. Duke qenë se Federata nuk është plotësisht e sigurt për rezultatin përfundimtar, i kërkojmë anëtarëve tanë të qëndrojnë jashtëzakonisht vigjilentë. Federata shpreh keqardhje të thellë për këtë incident dhe u kërkon falje të gjithë të përfshirëve për çdo shqetësim që kanë pësuar”, përfundoi Federata Holandeze në deklaratën e saj.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll