Sport

Joao Felix, i kënaqur me pritjen e ngrohtë nga tifozët e Barcelonës: "Jam gati!"...

Futbollisti portugez është gati të provojë veten me gjigantët katalanas.

12 Shtator 2023, 15:24 Nga DOSJA
Joao Felix, i kënaqur me pritjen e ngrohtë nga tifozët e

SPANJE - Sulmuesi Joao Felix tha se ishte i befasuar nga pritja e mirë që pati nga tifozët e Barcelonës.

Mesfushori sulmues hyri si zëvendësues për Portugalinë dhe shënoi një nga golat në fitoren 9-0 ndaj Luksemburgut, në një ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian 2024 në Gjermani.

“Jam i befasuar nga mënyra fantastike në të cilën më pritën tifozët e Barcelonës”,- tha Felix në një intervistë për gazetën portugeze “Sport” pas ndeshjes.

“Jam gati të luaj në të majtë, ndjej se ky është pozicioni në të cilin Xavi dëshiron të më përdorë”,- shtoi ai. Kur u pyet për përfshirjen e katalanasve në Champions League, ai tha: “Është një objektiv i vërtetë për ne."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll