Aktualitet

ME FOTO/ Ky është 55-vjeçari që u vra dje në Shosh të Dukagjinit, ende asnjë të arrestuar, Policia blindon fshatin

22 Tetor 2019, 07:33 Nga DOSJA
ME FOTO/ Ky është 55-vjeçari që u vra dje në Shosh

Shkodër- Mesditën e djeshme u vra me armë zjarri 55-vjeçari Lazër Arra, (Pjetrushi) në fshatin Shosh në Dukagjin të Shkodrës.

Dosja.al ka siguruar foton e viktimës, të 55-vjeçarit, i cili u qëllua dy herë me armë zjarri, ndërkohë që nuk dihen ende motivet e ngjarjes.

Policia që nga dita e djeshme ka blinduar zonën dhe nuk ka asnjë person të arrestuar për këtë ngjarje. Shumë banorëve të fshatit u janë marrë dëshmitë por ende nuk ka asnjë informacion për autorët.

Lazër Arra jetonte në Shkodër, dhe po transportonte zahiretë e dimrit në Shkodër në momentin kur është vrarë. Të parët që kanë pikasur trupin e pajetë të “Pjetrushit” kanë qenë nipërit e tij, që jetojnë në fshatin Shosh.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet lazer arra vrasja ne dukagjin vrasja ne shosh te shkodres lazer arra vrasja ne dukagjin vrasja ne shosh te shkodres

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Tetor 2019, 05:39

Tiranë- Të shumta janë historitë e shqiptarëve që kanë luftuar për ISIS, edhe pse pak dihet për ta. Gazetarja Fatjona Mejdini këtë të hënë në emisionin Opinion ...