Aktualitet

Vjedhje e kultivim droge, Policia e Vlorës arreston 3 persona dhe 2 të tjerë procedohen në gjendje të lirë

22 Tetor 2019, 08:05 Nga DOSJA
Vjedhje e kultivim droge, Policia e Vlorës arreston 3 persona dhe 2 të

VLORË- Policia e Vlorës ka vijuar sot me disa operacione, ku janë arrestuar 3 shtetas dhe 2 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë. Sipas një njofitmi nga blutë e Vlorës, operacionet janë zhvillaur në vende të ndryshme dhe nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin.

Arrestohen në flagrancë shtetasit J.D., 31 vjeç dhe Sh.H., 21 vjeç, me banim në Vlorë. Policia ka bërë arrestimin e tyre pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur automjetin Fiat në pronësi të shtetasit T.N”, shtohet në njoftim.

Më tej bëhet me dije se në pranga ka rënë i dënuar për vjedhje, po ashtu i proceduar është dhe një inspektor pyjesh në Selenicë.

NJOFTIMI I PLOTË

Në vijim të punës intensive për vendosjen para përgjegjësisë penale të autorëve të ndryshëm, Policia ka arrestuar 3 shtetas, njëri prej tyre në kërkim. Gjithashtu  janë proceduar penalisht  dhe shtetas  2 të tjerë

Arrestohen në flagrancë shtetasit J.D., 31 vjeç dhe Sh.H., 21 vjeç, me banim në Vlorë. Policia ka bërë arrestimin e tyre pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur automjetin Fiat në pronësi të shtetasit T.N. Këta shtetas u kapën në kryqëzimin e “Kalit të Trojës” bashkë me mjetin e vjedhur dhe të dy pa leje drejtimi përkatës.

—-                                             

Policia ka bërë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim A.N., 29 vjeç, banues në Vlorë. Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Vjedhja”.

Selenicë, në kuadër të luftës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike,  Policia ka proceduar në gjendje të lirë për “Shpërdorim detyre” shtetasit Ç.H me funksion Inspektor i Drejtorisë së Pyjeve pranë Bashkisë Selenicë dhe P.B me funksion Kryetar i fshatit Penkovë. Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprime të mëtejshme.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne vlore policia e vlores arrestime ne vlore policia e vlores

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Tetor 2019, 05:39

Tiranë- Të shumta janë historitë e shqiptarëve që kanë luftuar për ISIS, edhe pse pak dihet për ta. Gazetarja Fatjona Mejdini këtë të hënë në emisionin Opinion ...