Aktualitet

Aksident në rrugën e Arbërit/ Makina del nga rruga, plagoset shoferi i automjetit

Drejtuesi i mjetit, i cili është aksidentuar ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

12 Shtator 2023, 13:59 Nga a.l
Aksident në rrugën e Arbërit/ Makina del nga rruga, plagoset
Aksident te Rruga e Arbrit

BULQIZË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në rrugën e Arbërit.  Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Bulqizë-Tre Çesmat në vendin e quajtur Peladhi.

Drejtuesit e tjerë të automjeteve kanë lajmëruar Policinë dhe ambulancën pasi pikasën aksidentin. Drejtuesi i mjetit, i cili është aksidentuar ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë grupi hetimor po heton rreth këtij aksidenti. 

aksident te rruga e arbrit

Sondazh

Poll