Aktualitet

Prokuroria lehtësoi akuzat për Rrajat, kushërinjtë e fisit Maja kundër aktit mjeko-ligjor

Dy kushërinjtë e fisit Maja do të bëjnë kallëzim kundër eksperteve që kanë bërë aktin mjeko ligjor.

12 Shtator 2023, 13:11 Nga r.ll
Prokuroria lehtësoi akuzat për Rrajat, kushërinjtë e fisit
dhuna nga fisi rraja

TIRANË- Kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja e kanë kundërshtuar aktin mjeko-ligjor, teksa një ditë më parë Prokuroria zbuti akuzat për anëtarët e fisit Rraja.

Mësohet se ata do të bëjnë kallëzim kundër eksperteve që kanë bërë aktin mjeko ligjor. Eksperti mjeko-ligjor Elton Serani më 24 korrik 2023 cilësoi si plagosje të lehtë rrahjen barbare të tyre në Fushë-Krujë nga fisi Rraja.

Ngjarja e ndodhur më 6 korrik të këtij viti shokoi opinionin publik, pasi në media u publikua një video e dhunës barbare nga anëtarët e fisit Rraja, xhiruar nga vetë personat që e ushtruan atë. Për ngjarjen e ndodhur me 6 korrrik të këtij viti, u arrestuan dhe u lanë në burg Ineidi Rraja, Andi Rraja dhe Eni Kullaj, si dhe janë ende në kërkim Rexhep Rraja, Xhelal Rraja, Flamur Rraja, Klajdi Rraja, Edison Meta dhe Përparim Rraja.

fisi rraja bilbil maja jashar maja

Sondazh

Poll