Prokuroria lehtësoi akuzat për Rrajat, kushërinjtë e fisit Maja kundër aktit mjeko-ligjor
dhuna nga fisi rraja TIRANË- Kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja e kanë kundërshtuar aktin mjeko-ligjor, teksa një ditë ...
Policia sekuestroi në Kashar gjatë kontrollit të magazinave të postës private, 1400 pako me mallra të ndryshme të kontrabanduara me vlerë rreth 20 000 euro.
TIRANË- Një 36-vjeçar që magazinonte dhe shpërndante me shumicë mallra të kontrabanduara është vënë në pranga nga policia e Tiranës.
Gjithashtu është arrestuar një person që furnizonte dyqanin e tij me këto mallra dhe është shpallur në kërkim një tjetër.
Policia sekuestroi në Kashar gjatë kontrollit të magazinave të postës private, 1400 pako me mallra të ndryshme të kontrabanduara me vlerë rreth 20 000 euro.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar "Delivery", për goditjen e kontrabandimit të mallrave.
Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare dhe Sektori i Forcës së Posaçme Operacionale, në DVP Tiranë, në bashkëpunim me DVP Durrës dhe me DVP Vlorë.
Vihet në pranga një 36-vjeçar (administratori i një poste private), që magazinonte dhe shpërndante me shumicë mallra të kontrabanduara. Procedohet në gjendje të lirë bashkëpunëtori i tij.
Identifikohen 2 shtetas që furnizonin dyqanet e tyre, me këto mallra, dhe i tregtonin ato, në Durrës dhe në Vlorë. Njëri nga këta shtetas u vu në pranga, tjetri u shpall në kërkim.
Sekuestrohen 1400 pako me mallra të ndryshme të kontrabanduara (kryesisht veshje), me vlerë rreth 20 000 euro.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Tiranë dhe të Sektorit të Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, pas një pune të mirëfilltë hetimore, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Delivery".
Si rezultat i këtij operacioni u vunë në pranga shtetasit M. L., 36 vjeç, banues në Tiranë dhe F. Gj., 27 vjeç, banues në Durrës.
Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. S., 41 vjeç, banues në Tiranë, dhe u shpall në kërkim shtetasi S. B., 43 vjeç, banues në Vlorë.
Në Kashar, gjatë kontrollit të magazinave të postës private me administrator shtetasin M. L., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1400 pako me mallra të ndryshme, kryesisht veshje, pa fatura tatimore shoqëruese apo deklarata doganore për origjinën e mallrave.
Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi M. L. furnizonte nëpërmjet postës së tij, me mallra, shtetasin F. Gj., administrator i një subjekti në Durrës, dhe shtetasin S. B., administrator i një subjekti në Vlorë. Gjatë kontrollit në këto dy subjekte, u gjetën gjithashtu pako me mallra të kontrabanduara, që shiteshin me pakicë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
dhuna nga fisi rraja TIRANË- Kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja e kanë kundërshtuar aktin mjeko-ligjor, teksa një ditë ...
gjykata e larte Gjykata e Lartë ka shpallur listën kandiatëve zyrtarë për në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Emon...
Policia KRUJË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në një gjimnaz në Krujë. Policia bën të ...
fisi rraja TIRANË- Eksperti mjeko-ligjor Elton Serani më 24 korrik 2023 cilësoi si plagosje të lehtë rrahjen barbare të Jasha...
Industria bankare është tashmë një nga industritë më prestigjoze dhe më të rëndësishme për zhvillimin, ...
Luftar Reci TIRANË- Gjykata e Apelit ka dënuar me 2 vite burg, Gentian Goskoven dhe me 3 vite e 6 muaj Elton Kosovën, pasi tentuan të m...
Taksist ne Shkoder SHKODËR- Ditën e sotme, taksistët në Shkodër janë ngritur në protestë, pasi kërkojnë&n...
Gjimnazi KRUJË- Në gjimnazin e Krujës raportohet se është hedhur lëndë helmuese. Nxënësit kanë dal&e...
Ervin Salianji TIRANË- Deputeti demokrat Ervin Salianji,ka kërkuar që në seancën e sotme të Komisionit Parlamentar të Si...
foto nga vendngjarja TIRANË- Një grua ka rënë pa ndenja në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Ngjarja më...