Aktualitet

Tentuan të manipulonin dëshminë e Luftar Reçit, Apeli i GJKKO lë në burg Goskovën dhe Kosovën

Goskova dhe Kosova, mbanin kontakte me një punonjës të burgut të Drenovës në Korçë.

12 Shtator 2023, 12:26 Nga A.B
Tentuan të manipulonin dëshminë e Luftar Reçit, Apeli i
Luftar Reci

TIRANË- Gjykata e Apelit ka dënuar me 2 vite burg, Gentian Goskoven dhe me 3 vite e 6 muaj Elton Kosovën, pasi tentuan të manipulojnë dëshminë e të penduarit të drejtësisë, Luftar Reçi.

Gcskova dhe Kosova akuzohen për: “Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit”, në formën e propozimit dhe premtimit të përfitimit të parregullt ndaj dëshmitarit Reçi, në mënyrë që ai të hiqte dorë nga deklarimet e dhëna që çuan në zbardhjen e dy ngjarjeve kriminale të ndodhura në vitin 2005 ku mbetën të vrarë Vajdin Lame e Klodian Saliu.

Goskova dhe Kosova, mbanin kontakte me një punonjës të burgut të Drenovës në Korçë, aty ku mbahet bashkëpunëtori i drejtësisë dhe i kishin kërkuar këtij të fundit që në rast se Reçi nuk do të ndryshonte dëshminë ta helmonin në ambientet e qelisë ku mbahej i izoluar.

luftar reci gentian goskova ervis kosova

Sondazh

Poll